Një postim i papritur nga Antonela Berisha ka bërë që rrjeti të ziejë. Influencerja, e ndjekur nga gati gjysmë milioni njerëz në Instagram, zgjodhi të ndajë një copëz shumë intime nga fëmijëria e saj – një foto nga dokumenti i identitetit në moshën 12-vjeçare.
Ky veprim erdhi pasi imazhi kishte qarkulluar online, por Antonela nuk e la rastin t’i diktohej. Përkundrazi, ajo vendosi ta publikojë vetë dhe të kthejë situatën në një mesazh empowerment-i për vajzat.
“Publiku më njeh për atë që jam sot, por jo për atë që kam qenë dje. Nuk e bëj këtë postim për shantazhe apo për vëmendje, por për t’u treguar të gjitha vajzave që nuk duhet të kenë turp nga rruga e tyre,” – shkruan ajo.
Në tekstin e saj, Antonela rrëfen sfidat me vetëbesimin dhe standardet e bukurisë, duke treguar hapur edhe ndërhyrjet estetike që ka kryer:
“Nuk kam menduar asnjehere qe jam e bukur sipas standardeve konvencionale te bukurise… Personalisht kam bere keto nderhyrje si me poshte: otoplastike, rinoplastike dhe procedura jo-invazive si fillerat (te cilat i kam shkrire me vone).”
Ajo flet dhe për dy botë që shpesh e vënë në paragjykim:
“Bota e televizionit dhe bota shqiptare te percmon sepse je e shemtuar, ama te percmon edhe sepse je e bukur. Populli thote ‘hyp se te vrava, zbrit se te vrava’.”
Mesazhi i saj final? Të mos lejoni askënd t’ju diktojë si duhet të dukeni:
“Sot ne moshen 29 vjecare nuk pranoj me te me diktohet menyra se si duhet ‘te dukem’ apo te jem, dhe nuk shantazhohem me… keshilloj te gjitha vajzat… te mesojne ta duan veten dhe te gjejne kurajon te jene vetvetja.”









