I ftuar në “Wake Up”, Keijsi Hyseni nga “Për’puthen” foli pa filtra për eksperiencën e tij në program dhe zhurmën që u ngrit rreth tij dhe Loredana Bratit.
I pyetur se si u fut në programin e dashurisë, ai tha se gjithçka nisi pa ndonjë plan madhor:
“Nisi si lojë. E para, që të tregoja nëse arrin të bëhet një tip si i imi pjesë e programit. E dyta, doja të tregoja karakterin tim, që ka edhe kështu djem. Njerëzit shikojnë një gjë që nuk është parë më herët në atë emision. Unë nuk di të bëj show, përpiqem ta bëj gjithçka si e ndjej. Këtë seriozitetin e marrëdhënies dhe protektivitetin ndaj të gjithëve që sulmohen, këtë nuk e kanë parë në sezonet e kaluara”.
Por momenti më “pikant” ishte padyshim ai për Loredanën, ish-banoren e BBVIP, me të cilën u aludua se mund të kishin diçka më shumë.
Në vend të thashethemeve, ai vendosi të flasë troç:
“Pjesa me Loredanën ka qenë një gabim që e kanë keqkuptuar të gjithë. Ishte vetëm një rastësi që u hasëm bashkë. Unë isha në punë dhe thjesht u shoqëruam pak bashkë. Loredana është tërhequr për arsyet e veta, jo për këtë rast. Shkëmbyem disa mesazhe të vogla kur doli ky si lajm, por nuk kemi komunikuar më”.








