Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nuk është mirë”, Elton Ilirjani ngre alarmin për Parashqevi Simakun

10/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Nuk është mirë”, Elton Ilirjani ngre alarmin për Parashqevi Simakun

Elton Ilirjani ka ngritur një thirrje të fortë publike për gjendjen e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, duke paralajmëruar se ajo mund të përballet sërish me të njëjtin fat të rëndë që ka kaluar më parë – të mbetet pa strehë.





Në një intervistë për Blendi Fevziun, Ilirjani ka treguar se situata e artistes nuk ka njohur asnjë përmirësim gjatë 11 muajve të fundit, pavarësisht ndihmave që u ofruan më herët. Ai u shpreh i shqetësuar se mungesa e përkujdesjes dhe e trajtimit të duhur po e lë këngëtaren në një gjendje të rrezikshme.

“Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Parashqevia është në situatën më të vështirë, sepse kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka asnjë përmirësim. Ajo nuk merr as mjekim, doli nga spitali, nuk është mirë. Një njeri që rri gjithë ditën në shtëpi, nuk ka motivim, që thotë ‘inteligjenca artificiale më ndau’. Ajo është e ndarë por nuk pranon që është e ndarë.”

Sipas Ilirjanit, ndihmat që janë mbledhur përmes platformës “GoFund” kanë qenë të përkohshme dhe nuk mjaftojnë për ta nxjerrë Simakun nga situata. Ai ka përmendur edhe kontributin e Kadri Morinës, i cili kishte mbuluar shpenzimet deri në fund të janarit, por sipas tij, që nga muaji shkurt Parashqevia është sërish në rrezik të mbetet pa strehë.


“Përveç ‘GoFund’ përpara 11 muajsh, ajo nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër. Ka qenë z. Kadri Morina që ka paguar deri në fund të janarit dhe që nga 1 shkurti do të kthehet atje ku ishte sepse ajo nuk ka as ID që mund të aplikojë.”

Ilirjani shton se ka bërë gjithçka që ka qenë në mundësitë e tij, por thekson se rasti i këngëtares kërkon ndërhyrje konkrete nga institucionet shqiptare.

“Unë mendoj që ndihma ime ka qenë maksimale, duke folur dhe me persona që kanë ofruar shtëpi këtu në Kavajë. Ajo që i duhet asaj është ndihma e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që të shkojë dhe të marrë mjekimin dhe të bëjë letrat, të bëjë ID-në amerikane, të bëjë ID-në shqiptare, dikush të vijë dhe të merret me këtë zonjë.”

Artisti kërkon që shteti të ndërhyjë për të siguruar trajtimin dhe dokumentet e nevojshme për Parashqevinë, duke e cilësuar rastin e saj si një situatë që nuk mund të zgjidhet me bamirësi të përkohshme, por vetëm me angazhim serioz institucional.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Moderatori i njohur e pranon hapur: “Kam bërë botoks!”

Moderatori i njohur e pranon hapur: “Kam bërë botoks!"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera