Pas javësh plot hamendësime, enigma rreth nisjes së “Big Brother VIP Albania 5” është zgjidhur më në fund. Programi ka njoftuar publikisht se edicioni i pestë do të startojë në dhjetor, duke mbyllur kështu një periudhë të gjatë spekulimesh dhe komentesh online.
Ky lajm u bë i ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të formatit, i cili mjaftoi për të ndezur entuziazmin e ndjekësve.
Ndërkohë, në bisedat online është futur edhe një detaj tjetër që ka ndezur kuriozitetin: Ledion Liço! Ai ka shpërndarë njoftimin zyrtar të “Big Brother VIP Albania”, një veprim që fansat e kanë marrë si konfirmim të heshtur se ai do ta drejtojë sërish spektaklin.
Tani që data është bërë publike, pyetja kryesore mbetet: kush janë VIP-at që do të mbyllen këtë herë në shtëpi?









