Kourtney Kardashian e ka festuar me plot dashuri dhe emocion 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, bateristit të Blink-182, Travis Barker. Ai mbushi 50 vjeç të premten, më 14 nëntor, dhe Kourtney, 46 vjeçe, i dedikoi një postim të ndjerë në Instagram, duke e falënderuar për tre vite të bukura martesë.
“Wow… gëzuar 50-vjetorin, bashkëshorti im i mrekullueshëm!”, shkroi ajo në fillim të urimit. Më pas, Kourtney e përshkroi Barker si një person “falënderues, bujar, real, të sinqertë, të përkushtuar, familjar, të talentuar, të mbijetuar”, duke theksuar se ai është “lideri i familjes sonë. Shtëpia ime.”
Ajo shtoi se ai e frymëzon çdo ditë të bëhet njeri më i mirë. “Është nder të jem gruaja jote dhe gëzimi më i madh është ta jetoj jetën pranë teje,” shkroi ajo, duke e mbyllur urimin me fjalët: “Të dua më shumë se sa mund ta shprehin fjalët.”
Çifti publikoi në Instagram një karusel me foto të ngrohta nga darka e ditëlindjes së mbajtur më 12 nëntor. Në një prej tyre, Travis buzëqesh para tortës së ditëlindjes, ndërsa Kourtney shfaqet pranë tij plot lumturi. Në një tjetër, ata përqafohen teksa Travis i jep një puthje të butë në ballë.
Barker iu përgjigj menjëherë dedikimit të saj romantik me një koment po aq të ëmbël: “Të dua shumë, gruaja ime. Faleminderit që e bën çdo ditë një bekim.”
Në Instagram, Kourtney ndau edhe pamje nga shtëpia e tyre e dekoruar me qirinj dhe tullumbace në ngjyrë krem me fjongo të zeza, duke treguar se kishte organizuar një “darkë të veçantë ditëlindjeje” për Barker.
Çifti, që njihet për lidhjen e fortë dhe për momentet e tyre të shpeshta romantike në rrjetet sociale, vazhdon të mbetet një ndër çiftet më të komentuar në Hollywood.








