Pas disa muajsh larg vëmendjes televizive, Heidi Baci po fiton sërish interes tek publiku — këtë herë falë librit të saj më të ri me poezi, “Liminal”. Ndërsa karriera e saj letrare sapo ka nisur, ndjekësit duan të dinë një gjë: A po i kthen shpinën televizionit?
Gjatë një interviste për “She’s on top” në Panairin e Librit, Heidi u përball me pyetjen që të gjithë kanë në mendje. Përgjigjja e saj ishte e thjeshtë dhe pa zbukurime:
“Nuk e di, këtë pjesë nuk e di.”
Nëse krijimtaria e ka larguar nga ekrani? Ajo e sqaroi menjëherë:
“Kjo gjë më përkëdhel, por më pëlqen njësoj edhe televizioni, kështu që jo, sepse nuk i ndaj dot. I ndjej afër që të dyja. Të shohim.”
Për momentin, rikthimi i Heidit nuk ka një datë, as një formë të qartë. Por ajo lë gjithçka të hapur, si një mundësi që mund të ndodhë në çdo kohë.








