Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Janë disa grupe të organizuara që po prishin postimet”/Kiara shpërthen pas publikimit të trailerit: Imagjino…

19/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Janë disa grupe të organizuara që po prishin postimet”/Kiara shpërthen pas publikimit të trailerit: Imagjino…

Publikimi i trailerit të filmit të tyre të ri, që pritej të ishte një moment festiv për ekipin dhe fansat, është shoqëruar me një valë komentesh negative nga disa adresa të dyshimta në rrjet. Në vend që kjo ditë të shënonte vetëm entuziazëm, u kthye edhe në një sfidë ndaj grupeve të organizuara që synojnë të prishin çdo postim.





Në reagimin e saj të fortë, ajo nuk i kurseu fjalët:

“Janë disa grupe të organizuar që mundohen të prishin postimet, si nuk lodheni duke hap accounts? Pse nuk shikoni punën tuaj? Nëse nuk ju pëlqen, mos e shihni!”  shkruan ajo, duke mos fshehur habinë për energjinë e madhe që shpenzohet për negativitet.


“Nuk e di kush ka më shumë energji këtu, unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta vetëm për të shkruar vrer. Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë.”

Ndërsa trailer-i po qarkullon dhe po tërheq interesin e publikut, ajo thekson se nuk mposhtet nga komentet e ulëta:

“Flisni, shkruani, shpikni, unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë. Ju, vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”

Për shkak të fjalorit të papërshtatshëm dhe komenteve fyese që u shfaqën sapo u publikua traileri, ekipi vendosi t’i mbyllë komentet përkohësisht, për të ruajtur një hapësirë të pastër dhe të respektueshme për publikun e gjerë.

Megjithatë, mes zhurmës, ajo dërgoi një falënderim të ngrohtë për ndjekësit e vërtetë:

“Dua t’ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe komentet tuaja të bukura, që ishin shumë më të shumta se negativiteti. Ju dua fort. Ju jeni arsyeja dhe forca që na bën të vazhdojmë përpara, pavarësisht zhurmës së keqe që vjen nga pak zëra.”

Në fund, mesazhi është i qartë: traileri i filmit të ri ecën përpara, ndërsa zhurma e pak njerëzve humbet në sfond.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Next Post
Ikballe Huduti reagon pas zhurmës online: “Ja e vërteta pse nuk hyra në BBVK!”

Ikballe Huduti reagon pas zhurmës online: "Ja e vërteta pse nuk hyra në BBVK!”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera