Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga sakrifica në Kosovë, te suksesi në Milano, Emin Haziri merr yllin e parë “Michelin”!

21/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga sakrifica në Kosovë, te suksesi në Milano, Emin Haziri merr yllin e parë “Michelin”!

Disa momente në jetë shkruhen me shkronja të mëdha. Ashtu si 19 nëntori 2025 u shkrua për shefin nga Kosova, Emin Neziri. Ai është nderuar me yllin e parë “Michelin”.  Ceremonia u zhvillua në Parma, ku shefi shqiptar u ngjit në skenë për të marrë nderimin që simbolizon ekselencën kulinare në nivel ndërkombëtar.





“19 Nëntor 2025.

Një ditë që do ta mbaj në zemër përgjithmonë!


Sot, në atë skenë në Parma, mora yllin tim të parë Michelin. Drita e parë zyrtare në një rrugëtim të gjatë, të lodhshëm, të bërë me ëndrra, sakrifica, djersë dhe dashuri absolute për kuzhinën.

Kush më njeh e di nga kam nisur. E di sa shumë sakrifica kam bërë. Sa net pa gjumë, sa dreka të humbura, sa herë kam lënë mënjanë jetën time personale për atë profesionale. Kuzhina më ka kërkuar gjithçka. Dhe unë i kam dhënë gjithçka!

Pa favorizime, pa rrugë të shkurtra”, ka shkruar Haziri në një postim në “Instagram” krahas lajmit të bukur.

Ylli i parë “Michelin” e vendos atë mes emrave më të rëndësishëm të gastronomisë botërore dhe hap një kapitull të ri në karrierën e tij.

Kujtojmë se një vit më parë, ai u vlerësua nga revista “Forbes” si kuzhinieri më i mirë nën moshën 30 vjeç. Në po të njëjtën kohë, “Corriere della Sera” i kushtoi një shkrim, ku Emini rrëfente historinë e jetës së tij, nga “arratisja” nga Kosova, te jeta në Itali.

“Tri ditë e tre netë në makinë, duke ecur në pyll. Në duart e kalimtarëve, tragetet e emigrantëve të paligjshëm. Ne u larguam pa asgjë, duke i lënë gjyshërit tanë në Prishtinë. Sapo mbërritëm në Trieste, taksisti na zbriti në qendër. Po binte borë , ndjeva të ftohtin në kocka. Ishte një mbrëmje nëntor i vitit 2002, unë isha shtatë vjeç. Natën e parë fjetëm nën shkallë, të nesërmen në mëngjes shkuam në komisariat, duke kërkuar statusin e refugjatit. Babi Xhelil kishte punuar si kamarier në Gjermani, por ishte kthyer në Kosovë gjatë luftës. Nëna Hajrije është shtëpiake. Ata donin të na ofronin një të ardhme më të mirë. Nuk kam vese, punoj gjithmonë. Fillova nga e para dhe më në fund arrita të blej shtëpinë e prindërve të mi. Ndërkohë vëllai im Erioni ka kryer studimet për mjekësi, ndaj do të kemi edhe një mjek në familje”.

Emini nuk u bë doktor, ashtu si donte e ëma, por sot ka një yll “Michelin” në emrin e tij dhe një restorant në mes të Milanos.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Next Post
A pati vërtet përplasje fizike? Blendi Salaj reagon sërish për sherrin mes Enxhit dhe Neadës

A pati vërtet përplasje fizike? Blendi Salaj reagon sërish për sherrin mes Enxhit dhe Neadës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera