Nëse menduat se Tayna i kishte bërë të gjitha, prisni të dëgjoni këtë. Reperja, e njohur për energjinë e saj të çmendur dhe sensin e humorit, ka habitur ndjekësit me një plan krejt ndryshe: të udhëtojë nga Mitrovica në Vlorë… me kalë.
Gjithçka nisi nga një bisedë me ChatGPT, ku Tayna vendosi të testojë sa larg shkon “logjika e aventurës”.
“E pyta Chat-in sa i boj m’u nis me kali për Vlorë sot” shkroi ajo, duke treguar se ndonëse ideja mund të ketë nisur si shaka, përgjigja që mori ishte krejt serioze.
Sipas llogaritjeve virtuale, një rrugëtim i tillë kërkon 4 deri në 7 ditë kalërim të vazhdueshëm, një sfidë që tingëllon si për një heroinë epike dhe jo për një artiste që zakonisht udhëton me avion ose makinë luksoze. Por pikërisht kjo është arsyeja pse interneti po çmendet pas kësaj ideje.
Për momentin, nuk dihet nëse reperja do ta çojë deri në fund këtë plan të çmendur por një gjë është e sigurt: kur bëhet fjalë për Taynën, gjithçka është e mundur.








