Në puntatën e sotme të “Për’puthen”, Megi Pojani vendosi dy emra të shumëpërfolur ballë për ballë: Aulona Mustën dhe Beniada Nishanin. Në vend të Laert Vasilit, karrigia e opinionistit u zëvendësua nga Beniada dhe kjo mjaftoi që studioja të ndizej që në minutat e para.
Prej muajsh, dyshja ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një deklarate të Aulonës te Dalina Buzia, ku ajo vuri në pikëpyetje përdorimin e gjuhës shqipe nga Beniada në ekran.
“A mundet që të jetë opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip?” pyetja e Megit e hapi menjëherë diskutimin e nxehtë.
Aulona riktheu qëndrimin e saj të dikurshëm, duke thënë sërish gjatë bisedës:
“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”
Nga ana tjetër, Beniada nuk e la pa koment. Kujtojmë se pas deklaratës fillestare ajo reagoi me një postim që u bë viral:
“Qentë le të lehin, karvani ec përpara.”
Sot, të dyja u përballën publikisht:
Aulona theksoi: “Patjetër që një opinioniste që nuk flet mirë shqip mund të jetë… Megjithatë unë i qëndroj idesë time që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen.”
Beniada, në stilin e saj të qetë, u kundërpërgjigj: “Mbase ka njerëz që nuk e kanë gramatikën perfekte por më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës sesa me komunikimin perfekt por me gjuhën e urrejtjes.”
Përtej “thumbave”, dy vajzat treguan se përplasja është më shumë një debat profesional sesa një konflikt personal. Aulona nuk hezitoi ta mbyllë me fjalë pozitive: “Ajo është një vajzë shumë solare, shumë e bukur dhe interesante absolutisht.”
Në fund, publiku mori atë që priste prej muajsh: ballafaqimin e dy figurave që ndezën rrjetin edhe pse këtë herë, pa zhurmë, por me mendimet e tyre të drejtpërdrejta.








