Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Mes teje dhe zotit, unë të zgjedh ty”, dedikimi i Ema Andreas për të bijën është gjithçka që duhet të lexoni(dëgjoni) sot!

03/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Mes teje dhe zotit, unë të zgjedh ty”, dedikimi i Ema Andreas për të bijën është gjithçka që duhet të lexoni(dëgjoni) sot!

Në “Goca dhe Gra” në Top Channel, e ftuar ishte Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea. Gjatë bisedës, Ema vendosi t’i dedikonte Sarës disa fjalë të veçanta, duke theksuar se shprehjet e dashurisë mes nënës dhe vajzës nuk janë kurrë të tepruara. Ajo e nisi dedikimin kështu:





“Kur u vendos të ftohet këtu fati im i jetës time, që je ti, artistja Sara, po mendonim se nuk mund ta mohoj që diçka artistike duhet ta sillja për ty, për publikun, e ku di unë. Dhe po mendoja të të thoja një poezi, por pastaj u ula e thashë ta shkruaj vetë.”

“Nuk do qajmë, se e di që ti s’i do të qarat në televizion, ashtu si s’i dua as unë. Por sot po e themi hapur dashurinë dhe, tekefundit, nëse një nënë shpreh dashurinë për fëmijën e vet, s’ka pse të quhet gjë e pahijshme.”


Më pas, Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për vajzën e saj, të mbushura me “më fal” dhe “faleminderit”, duke pranuar përgjegjësi për shqetësime që mund t’i ketë shkaktuar vetë:

“Kur e shkrova këtë poezi që doli poemë, kishte shumë ‘më fal’ dhe shumë ‘faleminderit’. Ishte e gjatë. Nuk dija si t’i ndaja sekretet në rreshta. Mbaj mend pak, përveç faktit që të kërkoj falje se, duke u përpjekur të të ruaj nga hijet e mia, unë të kam shtuar rrathë në sy.

Se kur ndiej dridhje në tingullin tënd, më duket sikur vijnë prej mungesave të mia. Se… se s’do doja kurrë që ti të rriteshe me fjalinë e gabuar ‘mos, se mërzitet mami’, se tani ti je një grua.”

Duke përmendur edhe një moment shumë të vështirë që të dyja e kanë përjetuar, Ema Andrea falënderoi Sarën në mënyrën më të ndjerë:

“Dhe fjala jote, që unë do ta mbaj me vete gjithë jetën, ishte e një nate ku mua më dukej sikur po humbisja qetësinë… dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’

Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale. Dhe doja të të thosha, që ta mbyll, se… Zoti ma dha jetën, ti më mësove ta dua. E midis Zotit edhe teje, unë zgjedh ty.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
Lim Hoti do të hyjë në BBVK? Ky detaj i ka bindur fansat se PO!

Lim Hoti do të hyjë në BBVK? Ky detaj i ka bindur fansat se PO!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera