Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

Finalja e Miss Universe 2025 është kthyer në një seri ngjarjesh që askush s’i kishte parashikuar. Vetëm pak ditë para spektaklit përmbyllës, konkurrentja nga Xhamajka, Dr. Gabrielle Henry, u përfshi në një aksident të rëndë gjatë provave në Tajlandë, duke “pësuar hemorragji intrakraniale dhe fraktura të shumta në fytyrë”, sipas organizatorëve.





Më 19 nëntor, gjatë një momenti rutinë në skenë, Henry humbi ekuilibrin dhe ra, duke shkaktuar panik tek stafi dhe konkurrentet. Ajo “u shtrua në spital në gjendje kritike” dhe vijon të marrë trajtim në kujdesin intensiv në Bangkok. Ekipi mjekësor e monitoron 24 orë pa ndërprerje ndërsa organizatorët kanë konfirmuar se “do të mbulojnë të gjitha shpenzimet e trajtimit dhe shtrimit të saj në spital”.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht online dhe kanë shtuar tronditjen publike. Henry “humbi ndjenjat menjëherë” dhe u transportua me urgjencë nën kujdes mjekësor. Ndërkohë, familjarët e saj ndodhen tashmë në Tajlandë për ta mbështetur. Nëse gjendja e saj stabilizohet, ajo pritet të kthehet në Xhamajka “me shoqërim të plotë mjekësor”.


Ky episod i rëndë vjen në një moment kur Miss Universe 2025 është tashmë nën vëmendje për arsye të tjera. Vetëm disa javë më parë, një deklaratë e organizatorit Nawat Itsaragrisil, i cili e quajti Miss Meksikën “budallaqe”, shkaktoi largimin e konkurrentes nga eventi dhe polemika të shumta; Itsaragrisil u detyrua të japë dorëheqjen nga pozita e tij.

Ngjarja e Gabrielle Henry ka rritur edhe më shumë presionin ndaj konkursit, duke krijuar një atmosferë të rënduar dhe shumë pikëpyetje për vijimin e edicionit. Konkurrentet dhe publiku presin informacione të reja për shërimin e Miss Xhamajkës, ndërsa organizatorët përballen me kritika të forta pas një sërë incidentesh të paprecedentë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera