Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat

11/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat

Një situatë e pazakontë ka vënë në qendër të debatit konkursin “Miss Finlanda”, pasi fitueses së këtij viti, Sarah Dzafce, iu hoq titulli vetëm pak ditë pas shpalljes. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova u bë kështu e para garuese në historinë e konkursit që humb zyrtarisht kurorën.





Vendimi erdhi pas publikimit të një fotografie që nisi të qarkullonte me shpejtësi në Snapchat dhe më pas në Instagram. Në imazhin e shpërndarë nga media finlandeze Ilta-Sanomat, Sarah shfaqej duke tërhequr sytë me gishta për t’u dukur “të pjerrët”, ndërsa mbi foto ishte shkruar “Kiinalaisenkaa syömäs” (“Duke ngrënë me një kinez/ushqim kinez”). Reagimet publike ishin të menjëhershme, ndërsa gjesti u cilësua si ofendues ndaj komuniteteve aziatike.


Pas presionit mediatik dhe shqyrtimit të situatës, drejtuesja e konkursit, Sunneva Sjögren, doli para gazetarëve për të njoftuar vendimin përfundimtar.
“Ky ishte një vendim i arsyetuar dhe i vështirë,” tha ajo, duke theksuar se sjelljet diskriminuese nuk janë të pranueshme nga një figurë që mban titull kombëtar.

Edhe vetë Sarah, e cila shpesh ka folur me krenari për “rrënjët në malet e Kosovës”, është shprehur e befasuar nga zhvillimet.
“Nuk e prisja. E mora vesh këtë mëngjes. Vendimi u mor me mirëkuptim të ndërsjellë,” deklaroi ajo për mediat vendase.

Heqja e kurorës nga fituesja kryesore është një rast që nuk ka ndodhur më parë në historinë e “Miss Finlanda”, duke e kthyer këtë incident në një nga debatet më të komentuara të javës në Finlandë dhe më gjerë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 

Loredana e ndiqka "BBVK" dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera