Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

Gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga është rrëfyer si rrallëherë përballë Arbana Osmanit në “Mirëmbrëma yje”. Mes të tjerash ajo foli për nënën e saj, e cila ndan çdo ditë sfidën me demencën.





“Mami im është me demencë! Është një lloj demence fluturake, që vjen dhe ikën, nuk rri gjithmonë aty. Dhe mami nuk ka një harresë që të më harrojë! Ajo ka më tepër harresë për nevojat e mia, por jo për mua. Për shembull, përpara dy ditësh, më tha: “Ti si je?”, dhe unë fillova të qaja sepse thashë pas 13 vitesh më pyeti se si jam. Në fakt, ajo s’më pyet më si jam, do të dijë vetëm si është ajo dhe në fakt ky është një mundim i madh. I thashë: “S’jam mirë, kam këtë problem”. “Epo se s’ke mama që të të pyesë se si je prandaj”- më tha! Sepse ne të gjithë duam që të na pyesin po kush na e ka ngenë! Goca ka probleme, burri ka gjithmonë probleme dhe vetëm nëna mund të të pyesë. Por parafytyro një nënë me demencë që nuk të pyet dot, sa e vështirë është jeta për ty. Kështu që kur ajo më pyeti “si je”, unë mora urgjencën për herë të katërt që ajo të rrinte në jetë edhe pse është shumë e vështirë”, ka rrëfyer e prekur gazetarja.

Çfarë duhet të bëjmë? Xhunga thotë se duhet të mësohemi me këtë vështirësi dhe të mos kemi turp.


“Duhet të mësohesh, e para të mos kesh turp! Sepse turpi është një gjë që të bllokon dhe e burgos të sëmurin. Për turp unë do e kisha mbyllur mamin tim brenda që mos të dilte nga liqeni, po mami im do vdiste po të mos dilte nga liqeni! Dhe një herë nga liqeni e gjeti një kolege, një gazetare, një gocë e re ose e madhe, nuk e di pse e bënë dhe e intervistuan. Dhe ajo tha nga ato gjërat që thotë një njeri me demencë. Dhe ata e nxorrën! Thashë “Sa turp!” Dhe ajo u tha: “Jam nëna e Rudina Xhungës”. Dhe ata u gëzuan dhe e bënë pikërisht për këtë gjë. Po kjo është shumë e rëndë. Dhe pastaj po më thonin: “Ok mami s’duhet të dalë”, po si, ta “vras” unë mamin tim që ata të mos tallen me mua? Le të tallen sepse s’ka asnjë problem. Ajo ka nevojë të dalë dhe do dalë!”, përfundoi ajo.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera