Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari 16/12/2025
A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin! 16/12/2025
Karim Adeyemi do largohet nga Dortmund dhe arsyeja mund të jetë Loredana! 16/12/2025
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali 15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen!  15/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen! 

15/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen! 

Një postim i thjeshtë në Instagram mjaftoi që Sofia Vergara të rikthehej në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një rol apo dalje publike, por për pamjen e saj krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim sot.





Aktorja ndau disa fotografi nga e kaluara, ku shfaqet me flokë të errët, duke krijuar reagime të menjëhershme mes ndjekësve, të cilët mezi e njohën yllin e “Modern Family”.

Në imazhet e publikuara, Vergara shihet e ulur përpara një pianoje, me flokë të zinj, e veshur me një fustan të gjelbër të ndezur, të lirshëm dhe taka, një pamje që kontraston fort me identitetin e saj aktual biond.


Megjithëse nuk dihet saktësisht se kur janë realizuar këto foto, aktorja ka folur hapur për transformimin e saj në një intervistë të vitit 2024 për revistën People. Ajo zbuloi se është bionde natyrale dhe se ndryshimi i ngjyrës së flokëve në fillimet e karrierës ishte një vendim i vetëdijshëm profesional.

“Në fund të fundit, ishin vetëm flokë,” tha ajo. “Nuk është se po prisja gishtat.”

Pasi u shpërngul nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara në fillim të të tridhjetave, Vergara përjetoi vështirësi për shkak të pritshmërive stereotipike të industrisë së filmit.

“Pamja e saj nuk ishte ajo që Hollywood-i zakonisht e lidhte me gratë latine”.

Aktorja shpjegoi se pritshmëritë ishin të qarta:

“Ata prisnin një grua me flokë më të errët. Ishte e vështirë, sepse ishin pak të hutuar: ‘Kjo grua tingëllon si latine, por është bionde’.”

Vendimi për të ndryshuar pamjen rezultoi vendimtar për karrierën e saj:

“Vendosa ta ndryshoja ngjyrën e flokëve në të errët dhe kështu fillova të punoja,” tha ajo, duke shtuar se kjo “i ndryshoi jetën, sepse u punësua në serialin ‘Modern Family’, ku punoi për 11 vite”.

Pas sezonit të tretë të serialit, Vergara tregoi se nisi t’i kthente flokët gradualisht në bionde:

“Pak nga pak, dhe gjithçka shkoi mirë”.

 

Ndër vite, aktorja ka folur shpesh për marrëdhënien e saj me flokët. Ajo i ka thënë revistës Fashion se:

“Nuk ka pasur kurrë flokë shumë të shkurtër”, sepse “nuk mendon se do t’i shkonin”, edhe pse pranon se “do të ishte argëtuese ta provonte”.

Një tjetër eksperiment që shmanget prej saj?

“Prerja e ballukeve është gjithmonë diçka për të cilën pendohet.”

Vergara ka zbuluar gjithashtu se frymëzimi i saj për flokët është Sophia Loren:

“Ajo kishte flokët më glamurozë”.

Si fëmijë, ajo kujton se flokët e saj bionde zbardheshin edhe më shumë nga jeta pranë detit. Edhe pse e konsideron veten të aftë në grim, për flokët ajo ka një rregull të artë:

“Ia lë profesionistëve”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Breaking News

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari

16/12/2025
A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!
Breaking News

A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!

16/12/2025
Karim Adeyemi do largohet nga Dortmund dhe arsyeja mund të jetë Loredana!
Breaking News

Karim Adeyemi do largohet nga Dortmund dhe arsyeja mund të jetë Loredana!

16/12/2025
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali
Breaking News

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali

15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!
Breaking News

9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!

15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 
Breaking News

E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 

15/12/2025
Next Post
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera