Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!

16/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!

Zërat për një krisje mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës kanë qarkulluar gjatë, por këtë herë përgjigjja nuk erdhi me deklarata apo sqarime direkte. Erdhi thjesht, në stilin e saj: një story në Instagram.





Në imazhin ku shfaqen bashkë Klea, Elgiti dhe i biri i tyre, moderatorja zgjodhi të flasë me pak fjalë, por me shumë kuptim, duke i uruar ditëlindjen partnerit të saj:

“Gëzuar datëlindjen, shpirti im! Të duam shumë!”


Një fjali e vetme mjaftoi për të ndalur spekulimet që kishin marrë dhenë nëpër portale. Prej muajsh, fansat kishin vënë re se çifti kishte fshirë pothuajse çdo postim me njëri-tjetrin, gjë që ndezi aludimet për një ndarje të mundshme. Megjithatë, ndjekja reciproke në rrjete sociale dhe komentet e herëpashershme plot ëmbëlsi e mbanin gjithmonë historinë pezull.

Ky nuk është rasti i parë kur Klea zgjedh të “flasë pa folur”. Në tetor, ajo postoi një foto ku vëmendjen e mori një unazë që shumëkush e lexoi si një tjetër sinjal se gjërat mes tyre janë më mirë seç duken nga jashtë.

Pa zhurmë, pa replika, Klea Huta duket se ka zgjedhur mënyrën e saj për t’i dhënë fund thashethemeve dhe kësaj here, mesa duket, me sukses.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera