Pas një postimi emocional për ditëlindjen e vajzës së saj, Poem Blu, Sara Hoxha u gjend papritur në qendër të kritikave të ashpra online. Ajo që nisi si një moment familjar i ndjerë, u kthye në shënjestër komentesh fyese dhe sulmesh personale.
Një ndjekëse e ka akuzuar hapur Sarën, duke vënë në dyshim jo vetëm veprimet e saj, por edhe mënyrën se si ajo ushtron rolin e nënës. Reagimi nuk vonoi. Blogerja zgjodhi të mos heshtë dhe përmes një InstaStory ndau publikisht komentin, duke sqaruar pse nuk i fshin këto mesazhe, edhe pse e pranon se shpesh e tundon ta bëjë për të ruajtur qetësinë e saj.
“Lexoj shpesh komente që më shokojnë dhe shpesh bëhem gati t’i fshij, sepse nuk e dua këtë energji në Instagramin tim. Por i lë gjithmonë me idenë që ai që ka shkruar të mbajë përgjegjësi për atë që lë këtu apo kudo në social media.”
Me këtë qëndrim, Sara thekson se llogaritë personale nuk duhet të jenë strehë për gjuhën e urrejtjes pa pasoja. Ajo e cilësoi “të shëmtuar” faktin që një video për ditëlindjen e një fëmije të përdoret si arsye për sulme, duke shtuar se urrejtja në fund nuk dëmton atë që e merr, por atë që e shpërndan.









