Një seri imazhesh që qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale ndezën sërish diskutimet rreth Loredana Bratit dhe Jozit, duke rikthyer në vëmendje një histori të vjetër. Përballë reagimeve të shumta, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4” zgjodhi të mos heshtë.
Përmes një mesazhi drejtuar komunitetit të saj në kanalin “Lori’s People”, Loredana sqaroi publikisht se fotot në fjalë nuk janë reale. Sipas saj, bëhet fjalë për imazhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale, të cilat po përdoren për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur aludime të pavërteta. Ajo u bëri thirrje ndjekësve që shpërndarja e tyre të ndalet, duke i cilësuar si përmbajtje dashakeqe dhe mashtruese.
Në reagimin e saj, Loredana theksoi rrezikun që sjellin këto manipulime digjitale, të cilat, sipas saj, deformojnë realitetin dhe ushqejnë dezinformimin. Krahas sqarimit, ajo gjeti
hapësirë edhe për të falënderuar fansat që i kanë qëndruar pranë në çdo periudhë. “Mbështetja e juaj ka qenë drita në momentet më të errëta të jetës time,” shprehet ajo.








