Vetëm pak orë pas nisjes së Prime-it të parë të Big Brother VIP 5, vëmendja u zhvendos te Big Brother VIP Fan Club, që këtë sezon drejtohet nga Kiara Tito. Por starti i programit nuk ishte aspak i zakonshëm.
I ftuari i parë që u shfaq në studio ishte Luiz Ejlli, fituesi i BBVIP 2, i cili zgjodhi ta hapë mbrëmjen me një hyrje surprizë dhe plot batuta, duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut.
“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP.”
Luizi tregoi se kishte ardhur vetëm për një arsye të qartë, duke e bërë prezantimin e Kiarës në mënyrë emocionale dhe simbolike:
“Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli.”
Në mes të batutave dhe emocioneve, këngëtari nuk ngurroi të theksonte edhe arsyen e pranisë së tij në studio:
“Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij.”
Momenti u mbyll me humorin karakteristik të Luizit, i cili la studion për një arsye familjare:
“Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto?”
Para largimit, nuk mungoi as një moment romantik, me Luizin që i dhuroi një puthje Kiarës, duke e kthyer hapjen e Fan Club-it në një nga çastet më të komentuara të mbrëmjes.








