Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

Një tjetër natë e nxehtë është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku tensionet mes banorëve kanë shpërthyer në një përplasje të fortë mes Angelos dhe Senos. Ajo që nisi si debat verbal, u kthye shpejt në një situatë të pakëndshme që alarmoi si banorët, ashtu edhe publikun, për shkak të toneve të ashpra dhe një kontakti të vogël fizik.





Shkëndija që ndezi konfliktin lidhej me mënyrën se si Seno iu drejtua vajzave në shtëpi. Kjo sjellje u kundërshtua hapur nga Angelo, i cili reagoi menjëherë duke marrë një qëndrim të prerë në mbrojtje të tyre, duke theksuar se ngritja e zërit ndaj vajzave nuk tolerohet as brenda formatit, as jashtë tij.

Debati u përshkallëzua me replika të drejtpërdrejta dhe pa filtra, ku të dy nuk kursyen asnjë fjalë:


Angelo: “Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.”
Seno: “E di unë kujt i bërtas.”
Angelo: “Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.”
Seno: “S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.”
Angelo: “Nuk ka as edhe një shans t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo.”
Seno: “Rri urtë! Usht!”
Angelo: “S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.”
Seno: “Ty si strateg… s’do të lë të flesh deri në fund.”
Angelo: “Sapo i humbe të gjithë sot.”

Situata u bë aq e rëndë sa banorët e tjerë ndërhynë për të ulur tensionin dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Sipas ndjekësve të formatit, ky moment renditet tashmë ndër episodet më të forta dhe më të komentuara të këtij edicioni.

Mbetet për t’u parë se si kjo përplasje do të ndikojë në lojën e dy banorëve dhe në dinamikat e ardhshme brenda shtëpisë.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Next Post
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera