I ftuar me ElonaDuron dhe Salsano Rrapin në Top Albania Radio, artisti i njohur Yll Limani ka ndarë detaje të ndryshme jo vetëm rreth muzikës dhe albumit të tij më të ri, por edhe për jetën personale. Këngëtari u tregua mjaft i hapur dhe i sinqertë gjatë intervistës.
Gjatë bisedës, Elona e pyeti Yllin për statusin e tij aktual sentimental dhe nëse ndodhet në një lidhje. Artisti u përgjigj pa hezitim:
“Momentalisht jam single. Këto dy vitet e fundit kam pasur ulje dhe ngritje në këtë aspekt. Të them të drejtën, tani kam shumë dëshirë të ‘rehatohem’, siç thonë njerëzit. Çdo përpjekje që bëj, qoftë duke shkruar, duke dalë apo duke biseduar, e kam me qëllimin që të përfundojë në diçka serioze, me kuptim dhe që zgjat, një qendër e rëndësishme e ditës dhe e jetës sime.”
I pyetur nëse ndonjëherë lidhjet e tij kanë dështuar për shkak të karrierës, Yll Limani pranoi se kjo ka qenë shpesh një pengesë:
“Karriera është gjithmonë problematike dhe një lloj barriere. Nuk e fajësoj aspak askënd që e ka të vështirë të përshtatet me dinamikën dhe jetën që bëjmë ne artistët. Mendoj se sa më shumë të dinë njerëzit, aq më shumë shterron energjia.”








