Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

Artisti i njohur Yll Limani ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku në një bisedë të sinqertë me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, ndau detaje të reja jo vetëm nga muzika dhe projektet e tij artistike, por edhe nga jeta personale.





Përtej albumeve dhe këngëve që e kanë bërë një nga emrat më të pëlqyer të publikut, Ylli foli pa rezerva për statusin e tij sentimental dhe për mënyrën se si e sheh sot dashurinë.

I pyetur nëse aktualisht është në një lidhje, këngëtari u përgjigj hapur, duke pranuar se ndodhet në një periudhë reflektimi dhe kërkimi për stabilitet emocional:


“Momentalisht jam single. Këto dy vitet e fundit kam pasur ulje – ngritje në atë departament. Në fakt tani kam shumë qejf të them të drejtën që siç thonë njerëzit të rehatohem. Çfarëdolloj përpjekje që e bëj, nëse shkruaj, nëse dal ose nëse flas me ty, përfundimi është që të jetë diçka serioze dhe diçka me kuptim që zgjat dhe që është një lloj qendre e ditës dhe e jetës.”

Ndër të tjera, Limani pranoi se profesioni i tij shpesh ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet sentimentale. Jeta dinamike e artistit, sipas tij, nuk është gjithmonë e lehtë për t’u përballuar nga partnerët:

“Ajo është gjithmonë problematike dhe pengesa sepse nuk e fajësoj fare këdo që ka problem me dinamikën dhe jetën si ne artistët. Mendoj që sa më shumë të dinë njerëzit aq më shumë energjia shterron.”

Kur u ndal te dallimi mes dashurisë që përshkruan në këngë dhe asaj që përjeton në jetën reale, Ylli theksoi se realiteti është shumë më kompleks dhe kërkon më shumë punë me veten:

“Është! Unë jam më i komplikuar, mundohem që të mos bëhem dhe shumë toksik. Tani sa më shumë kalon kohë, aq më shumë i shëndetshëm duhet të bëhem.”

Me këto deklarata, Yll Limani tregoi një anë më reflektuese dhe të pjekur të vetes, duke lënë të kuptohet se, edhe pse aktualisht është single, është i hapur për një lidhje të vërtetë dhe afatgjatë, larg sipërfaqësorës dhe dramave të përkohshme.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!
Breaking News

“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!

15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!
Breaking News

Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!

15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën
Breaking News

“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën

15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja
Breaking News

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

15/01/2026
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV
Breaking News

“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV

15/01/2026
Next Post
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera