Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

 

Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka thyer më në fund heshtjen pas një prej periudhave më të errëta të jetës së tij. Pas humbjes tragjike të vëllait, Eldionit, në shtator të këtij viti si pasojë e një aksidenti me motoçikletë, artisti ishte tërhequr plotësisht nga vëmendja publike.





Për muaj me radhë, Gjesti zgjodhi të qëndrojë larg rrjeteve sociale dhe angazhimeve muzikore, duke u fokusuar tek familja dhe përballimi i dhimbjes. Ky distancim u pa si një mënyrë për të gjetur qetësi në një moment që ndryshoi gjithçka për të.

Së fundmi, përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari ka reaguar për herë të parë, duke falënderuar publikisht të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në të njëjtin mesazh, ai ka dhënë edhe një lajm të shumëpritur për fansat: rikthimin e tij në muzikë.


Gjesti ka konfirmuar se në janar të vitit 2026 do të rikthehet sërish në skenë, duke lënë pas një kapitull të dhimbshëm dhe duke nisur një të ri në karrierën e tij artistike.

Reagimi i plotë i Gjestit:

“Përshëndetje krejtve shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jemi parë për këtë po dua t’iu falënderoj secilin prej juve që më keni ndenjur afër mua dhe familjes time në këtë periudhë shumë të vështirë.

Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë me ndejt larg rrjeteve sociale me u marr më shumë me veten dhe familjen time.

Sidoqoqftë, iu kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur mua.

Po e shfrytëzoj rastin me këtë video me ia uru Vitin e Ri të gjithëve, ishalla e keni shëndetin, lumturinë edhe familjen se të tjerat bëhen.

Si përfundim desha të iu tregoj se në vitin 2026 në janar kthehem në muzikë aty ku e kam vendin.”

Rikthimi i Gjestit pritet me shumë interes, ndërsa fansat shpresojnë që muzika e tij të pasqyrojë forcën dhe reflektimin e kësaj periudhe të vështirë që ai ka kaluar.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!
Breaking News

“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!

15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!
Breaking News

Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!

15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën
Breaking News

“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën

15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja
Breaking News

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

15/01/2026
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV
Breaking News

“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV

15/01/2026
Next Post
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta

Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera