Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

Babai i Malit, Faik Retkoceri, ishte paralajmëruar si i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel. Megjithatë, publiku nuk e pa kurrë këtë intervistë të realizohej, pasi situata shëndetësore e tij u përkeqësua papritur.





Gjatë emisionit, moderatorja Bieta Sulo sqaroi se ndërkohë që ekipi po përgatitej për provën e lidhjes direkte, në telefonin e Faikut mbërriti një mesazh i papritur, i cili ndryshoi gjithçka.

“Pak minuta përpara, para se të bënim provën për lidhjen direkte me të, na vjen ky mesazh. Ndërkohë që përgjigjemi në telefon me idenë që është ai, na del e motra në telefonin e tij që jeton në Francë”, tha Bieta Sulo.


Më pas, moderatorja lexoi mesazhin e dërguar nga motra e Faikut, Rema, ku sqarohej arsyeja e anulimit të intervistës:

“Përshëndetje e nderuar. Unë jam e motra e Faikut, Rema, po më vjen shumë keq se nuk mundet Faiku me dhënë intervistë. Ai është në spital duke marrë infuzion dhe është pak në gjendje të rëndë, sepse nuk po mundet me u përballë me komentet nëpër rrjetet sociale. Shpresoj se keni mirëkuptim. Kalofshi mirë”.

Bieta Sulo shtoi gjithashtu se edhe gjatë bisedës telefonike me të motrën e tij, ajo kishte theksuar se gjendja emocionale dhe presioni i krijuar nga situata e fundit e kishin ndikuar rëndë Faikun, duke e detyruar të shtrohej menjëherë në spital. Sipas saj, “ai nuk është ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë dhe është dërguar menjëherë në spital”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Faik Retkoceri hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” për të takuar djalin e tij, Malin, pas një shkëputjeje prej rreth 7 vitesh pa komunikim. Megjithatë, Mali vendosi të mos e pranonte takimin, duke u shprehur se një ditë ky moment do të vijë.

Pas këtij episodi, Faiku bëri edhe deklarata të forta në rubrikën “Fan Club”, ku hodhi akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e konsideruar atë si arsyen pse fëmijët nuk kanë më marrëdhënie me të.

Situata ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa gjendja shëndetësore e babait të Malit mbetet nën vëzhgim mjekësor.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera