Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

09/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

Kastro Zizo ka vendosur të flasë hapur për një kapitull të vështirë të jetës së tij, duke bërë një reflektim të rrallë publik mbi sjelljen e vet në një marrëdhënie të shkuar. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, artisti tregoi një anë shumë personale, larg imazhit publik që zakonisht shfaqet në media.





Ai pranoi se gjatë asaj periudhe kishte adoptuar modele sjelljeje që sot i konsideron të papranueshme, duke theksuar se, edhe pse nuk kishte ushtruar dhunë fizike, kishte qenë thellësisht i përfshirë në dhunë verbale dhe kontroll emocional.

“Vitin e parë pas ndarjes kam qenë shumë i keq. Kam qenë një burrë tipik nga ata që shfaqen në emisionet sociale, ku gratë e dhunuara flasin për partnerët e tyre. Isha larg dhunës fizike, por shumë pranë dhunës verbale. Kam qenë dhunues dhe përndjekës në atë kohë,” rrëfeu ai, duke ndarë për herë të parë publikisht këtë pjesë të jetës së tij.


Më tej, Zizo tregoi se, edhe pasi marrëdhënia kishte marrë fund, ai vazhdonte të kërkonte llogari, pavarësisht se paralelisht kishte krijuar disa lidhje të tjera, një sjellje që sot e sheh si shkatërruese.

“Kërkoja llogari në llumin që isha. Kjo gjendje zgjati një vit dhe sot, kur e kujtoj veten e asaj kohë, e përçmoj,” shtoi me tej Kastro Zizo.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Next Post
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”

Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: "Nuk ka ndodhur kurrë që ai të..."








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera