Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

 





Duket se e shkuara nuk është lënë pas. Një veprim i fndit i Dafinës ka rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e saj e tensionuar me Taynën, pasi këngëtarja duket se ka ripostuar një video nga TikTok ku shfaqen komente të ashpra për kolegen e saj.

Lëvizja u vu re nga moderatorët e “Uëtëfë”, të cilët e bënë publike dhe ndezën diskutimet në rrjete sociale.


Në videon në fjalë, Tayna shihet duke kënduar këngën “Another Love” të Tom Odell. Mbi pamje, autori i postimit ka vendosur një tekst kritik për aftësitë e saj si artiste, duke shkruar:

“E kuptojmë që të pëlqen shumë të këndosh, por për të qenë shumë të sinqertë, nuk ka zë më acarues në skenë. Nuk ka vokal, as teknikë dhe as stabilitet të zërit në këndim.
Po përpiqesh, por disa gjëra janë të lindura, vajzë, më vjen keq. Për këngën ‘rap’ je e para.”

Postimi mori edhe më shumë vëmendje pasi u shpërnda nga Dafina. Edhe pse, sipas të gjitha gjasave, u fshi pak më vonë, ndjekësit e kishin vënë tashmë re dhe komentet u mbushën me reagime e hamendësime.

Disa mendojnë se repost-i mund të ketë qenë i paqëllimshëm dhe është hequr sapo Dafina e ka kuptuar që është shtypur gabimisht. Megjithatë, për shumë të tjerë, ky veprim nuk dukej aspak rastësor, sidomos duke pasur parasysh historinë mes dy këngëtareve.

Nuk është hera e parë që emrat e Dafinës dhe Taynës përmenden në kontekst përplasjesh. Vite më parë, ato kanë shkëmbyer ironira ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Dafina ka publikuar edhe një këngë që u interpretua gjerësisht si një mesazh i drejtpërdrejtë.

Qoftë rastësi apo jo, episodi ka rikthyer sërish vëmendjen te marrëdhënia e tyre e ndërlikuar duke lënë të kuptohet se, për disa, konfliktet e vjetra nuk mbeten kurrë plotësisht pas.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera