Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

Për vite me radhë, ndryshimet fizike të Vesa Lumës u komentuan pa fund në rrjete sociale, shpesh me ironi dhe supozime sipërfaqësore. Tani, këngëtarja ka vendosur të flasë hapur dhe të tregojë se pas atyre komenteve fshihej një sfidë serioze shëndetësore, jo thjesht një “trend estetik”.





“Rreth tre vite më parë, fillova të ndihesha çuditshëm në trupin tim,” shkruan ajo, duke theksuar se gjithçka nisi pa shenja tipike të shtimit në peshë apo ndryshimit të oreksit.

Në një kohë kur botox-i dhe filler-at janë kthyer në përgjigjen automatike për çdo ndryshim në pamje, edhe trupi i Vesës u bë objekt gjykimi publik.


“Publiku nuk të ‘gozhdon’ më me ‘pse je shëndoshur’, por ia vë fajin botox-it. ‘I ka fryrë botoxi, i ka bërë njësoj sikur t’i ketë pickuar bleta’,” rrëfen ajo.

Fillimisht, këngëtarja mendoi se gjithçka lidhej me stresin dhe ankthin. Por shqetësimet e vazhdueshme e shtynë të kërkonte ndihmë profesionale. Analizat hormonale zbuluan një problem konkret: rezistencë shumë të lartë ndaj insulinës, një gjendje që, nëse lihet pa trajtuar, mund të çojë në paradiabet ose diabet tip 2.

Rezistenca ndaj insulinës ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si trupi përpunon sheqerin, duke shkaktuar fryrje, luhatje në peshë dhe vështirësi në kontrollin e oreksit – simptoma që për vite ishin keqkuptuar nga jashtë.

“Prandaj vendosëm të kalonim tek ajo që sot quhet ‘trend’: Ozempic. Vendimi për të nisur Ozempic-un nuk ishte i lehtë. E kisha shumë frikë për shkak të efekteve anësore: të vjella, marrje mendsh,” tregon Vesa.

Ajo pranon se për një kohë të gjatë zgjodhi heshtjen, nga frika se rrëfimi i saj mund të keqinterpretohej dhe të ndikonte njerëz që nuk kanë arsye mjekësore për të përdorur këtë trajtim.

Sot, Vesa Luma thotë se është gati ta nisë sërish trajtimin, këtë herë me më shumë informacion, kujdes dhe përgjegjësi. Në fund, ajo e bën të qartë se ky rrëfim nuk është një ftesë për të ndjekur të njëjtën rrugë, por thjesht një histori personale.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera