Kryeministri Rama, e ka ndjekur nga shtëpia e tij përballjen e sotme të Shqipërisë kundër Armenisë, në përfundim të së cilës u mor lajmi i gëzuar se Shqipëria shkon në Euro 2016. Shoqëruesi i tij në këtë pasdite emocionesh të forta për të gjithë shqiptarët, kanë qenë Zaho, djali 1-vjeçar i kryeministrit. Rama e ka përcjellë çdo moment të ndeshjes edhe me komente në rrjetet sociale. Kështu, pas golit të shënuar nga Shqipëria, Rama shkroi në Twitter: “Goooooooool… Fati është me atë që nuk dorëzohet!”. Ai falenderoi në fund të ndeshjes djemtë e skuadrës kuq e zi dhe trajnierin e tyre, De Biazi për rezultatin final 3-0. “Ëndrra e Pamundur u bë realitet! Shqipëria në historinë e Finaleve të Europianit! Mirënjohje Kuqezinjve dhe De Biazit”, – shkroi ai në rrjetet sociale.