Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël… 05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti? 05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit 05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është! 05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë! 05/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!

05/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!

Më 4 shkurt, Londra u bë dëshmitare e një momenti historik për muzikën shqiptare. Alban Skenderaj u ngjit për herë të parë në skenën ikonike “Eventim Apollo”, duke u bërë artisti i parë shqiptar që performon në këtë tempull botëror të muzikës. Koncerti mban titullin “Motiv” dhe u bë “sold out”, një fakt që e vendos këtë mbrëmje në hartën e ngjarjeve ndërkombëtare.





Eventim Apollo nuk është thjesht një sallë koncertesh. Është një skenë që ka formësuar breza dhe ka pritur legjenda si The Beatles, Queen, The Rolling Stones, David Bowie, Pink Floyd, Led Zeppelin, Nirvana, Madonna, Prince, Whitney Houston, Adele, George Michael, Elton John, Coldplay, Bruno Mars, Billie Eilish, Harry Styles dhe Sam Smith.


Këtij panteoni i është shtuar për herë të parë një emër shqiptar, Alban Skënderaj.
“Motiv” nuk është një koncert i izoluar, por kulmi i një udhëtimi që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke bashkuar diasporën dhe publikun ndërkombëtar rreth një gjuhe universale, emocionit.

Muzika e Alban Skenderajt, sa intime e poetike, aq dhe e drejtpërdrejtë gjen në Londër një rezonancë të re, duke e kthyer këtë mbrëmje në një dialog mes kulturash.

Në një qytet ku historia muzikore shkruhet çdo natë, Alban Skenderaj nuk ishte aty për të imituar legjendat, por për të shtuar një kapitull të ri. Një kapitull ku Shqipëria ngjitet në skenë me dinjitet, zë dhe identitet.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…
Breaking News

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…

05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?
Breaking News

Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?

05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit
Breaking News

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!
Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!
Breaking News

Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!

05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
Next Post
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!

Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera