Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Meghan rikthen shkëlqimin klasik, glamour i matur dhe një gala me mesazh 09/02/2026
Bad Banny shkruan historinë në “ Super Bowl”, për herë të parë performancë vetëm në spanjisht! 09/02/2026
Ermal Mamaqi: Humori im lindi për të sjellë paqe në familje! 08/02/2026
“Tani që je burrë i martuar”, Kiara i paska dhënë vetëm një këshillë Luizit! 08/02/2026
Nga prindërit te vëllezërit, Brooklyn fshin gjurmët e tatuazheve familjare! 08/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Meghan rikthen shkëlqimin klasik, glamour i matur dhe një gala me mesazh

09/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Meghan rikthen shkëlqimin klasik, glamour i matur dhe një gala me mesazh

Meghan Markle nuk “del” thjesht në një gala. Ajo kompozon një skenë. Dhe këtë fundjavë, në Fifteen Percent Pledge Gala në Los Angeles, Dukesha e Sussex-it u shfaq me një elegancë të ftohtë, klasike. Një pamje që, siç shkruan The News, “i la të gjithë gojë hapur” me look-un e saj më të fundit.





 

Në pamjet që ajo publikoi më pas në Instagram, Meghan shfaqet e qeshur, e sigurt, me një fustan bustier ngjyrë oyster, me dekolte zemër të konturuar me piping të zi, i realizuar me porosi nga Harbison Studio. Mbi të, një shall i zi (velvet dhe silk) që zgjatej në një bisht dramatik, duke i dhënë pamjes atë teatralitet të kontrolluar që e bën një dalje të duket e paharrueshme.


 

Flokët i mbajti në një “top” të rregullt, me make-up elegant e minimal, ndërsa sandalet e zeza Stuart Weitzman dhe vathët me diamant në formë “drop” e mbyllën look-un me një luks të qetë. Dhe pikërisht kjo është estetika e saj më e fortë, minimalizëm i kontrolluar, me një prekje “film noir” që e bën të duket njëkohësisht moderne dhe nostalgjike.

 

Në klipet që më pas publikoi në Instagram, duket qartë se ky ishte një moment i kuruar për kamerën, por edhe për simbolikën e eventit. Një natë ku prania në tapetin e kuq shkon paralel me idenë e një kauze.

 

Por kjo dalje nuk shikohet vetëm si modë. Brenda rrethit mediatik, flitet se Meghan po mendon të zgjerojë më tej projektet e saj dhe The News përmend se ka “biseda në horizont” për një zgjerim të ambicieve të saj. Ndërsa një burim i tha Closer Magazine se Harry “beson se nuk është ide e mirë”, duke pasur parasysh “projektet e dështuara radhazi me Netflix”.

 

E gjitha, e kthen eventin në diçka më shumë se një tapet i kuq, në një sinjal se Meghan po ecën përpara me kursin e saj, edhe kur zërat rreth saj vazhdojnë të jenë të polarizuara.

 

Në fakt kjo është Meghan siç e njeh publiku, një figurë që e kthen çdo dalje në një kapitull. Këtë herë, kapitulli dukej i qartë, glamour klasik, kontroll i imazhit dhe një rikthim në skenën e Los Angeles-it, jo për t’u parë, por për t’u lexuar.

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bad Banny shkruan historinë në “ Super Bowl”, për herë të parë performancë vetëm në spanjisht!
Breaking News

Bad Banny shkruan historinë në “ Super Bowl”, për herë të parë performancë vetëm në spanjisht!

09/02/2026
Ermal Mamaqi: Humori im lindi për të sjellë paqe në familje!
Breaking News

Ermal Mamaqi: Humori im lindi për të sjellë paqe në familje!

08/02/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Tani që je burrë i martuar”, Kiara i paska dhënë vetëm një këshillë Luizit!

08/02/2026
Nga prindërit te vëllezërit, Brooklyn fshin gjurmët e tatuazheve familjare!
Breaking News

Nga prindërit te vëllezërit, Brooklyn fshin gjurmët e tatuazheve familjare!

08/02/2026
”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen…
Breaking News

”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen…

07/02/2026
“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…
Breaking News

“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…

07/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera