Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Me emrin “Amal” në jakë, Ermal Meta kthen Sanremon në një akt ndërgjegjeje për fëmijët e vrarë palestinezë! 26/02/2026
“Mateo është i pashëm, i mençur”, Brikena rrëfen pëlqimin për Mateon! 26/02/2026
“Prit të mbaroj”, vëllezërit Veshaj nisin epokën e tyre dhe jo, nuk do t’i shohim në ekranin klasik! 26/02/2026
Hyrje e re në Big Brother VIP? Kush është vajza që do të trazojë shtëpinë? 26/02/2026
”Kryeplaku që dua”, pa dashje (ose jo), Arbana na dha një mesazh për Ferma VIP 3! 26/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Upss, Ledioni veshi dy herë të njëjtin kostum dhe rrjeti reagoi direkt!

26/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Upss, Ledioni veshi dy herë të njëjtin kostum dhe rrjeti reagoi direkt!

Në një epokë ku televizioni “prime time” kërkon një pamje të re çdo mbrëmje, Ledion Liço zgjodhi të bëjë të kundërtën, të rikthejë një pjesë. Fillimisht në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania” maj 2024, e më pas sërish në prime-in e 24 shkurtit 2026, moderatori u shfaq me të njëjtën xhaketë Alexander McQueen nga koleksioni Vjeshtë/Dimër 2023 për meshkuj, që pretendohet se kushton rreth 4,000 dollarë. Një siluetë klasike e errët e përshkuar nga një orkide e kuqe dramatike. Në modën televizive, kjo është një deklaratë. Sepse, siç thuhet shpesh, rregulli është “një herë dhe mjafton”. Por disa veshje rikthehen, sepse janë ikonike.





 

E konceptuar nën drejtimin kreativ të Sarah Burton, koleksioni ndërtoi idenë e një “armature” moderne: supe të strukturuara, bel i theksuar, prerje që forcojnë figurën. Në këtë kontekst, xhaketa funksionon si një “suit of armor” bashkëkohor, i jep autoritet, qartësi dhe një dozë dramatizmi të kontrolluar. Në një format ku moderatori duhet të jetë stoik, i kthjellët dhe estetikisht i kuruar përballë debateve të forta, kjo pjesë nuk është thjesht stilim, por pozicionim.


 

Motivi i orkides së stampuar në versionin e Ledionit dhe i qendisur në variante të tjera të koleksionit krijon kontrast të fortë mes delikatesës dhe strukturës. E kuqja mbi të zezë nuk është vetëm estetikë, është tension vizual. Një lule që duket e brishtë, por që në këtë prerje bëhet simbol force. Nuk është rastësi që kjo xhaketë, e prezantuar fillimisht në Javën e Modës në New York, vijon të duket aktuale edhe në 2026.

 

Fakti që Liço e veshi dy herë nuk është mungesë alternativash, përkundrazi. Sepse ndonjëherë, një xhaketë nuk është vetëm xhaketë. Është imazh, autoritet dhe kujtesë vizuale e ndërtuar për të zgjatur më shumë se një mbrëmje.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Me emrin “Amal” në jakë, Ermal Meta kthen Sanremon në një akt ndërgjegjeje për fëmijët e vrarë palestinezë!
Breaking News

Me emrin “Amal” në jakë, Ermal Meta kthen Sanremon në një akt ndërgjegjeje për fëmijët e vrarë palestinezë!

26/02/2026
“Prit të mbaroj”, vëllezërit Veshaj nisin epokën e tyre dhe jo, nuk do t’i shohim në ekranin klasik!
Breaking News

“Prit të mbaroj”, vëllezërit Veshaj nisin epokën e tyre dhe jo, nuk do t’i shohim në ekranin klasik!

26/02/2026
Hyrje e re në Big Brother VIP? Kush është vajza që do të trazojë shtëpinë?
Breaking News

Hyrje e re në Big Brother VIP? Kush është vajza që do të trazojë shtëpinë?

26/02/2026
”Kryeplaku që dua”, pa dashje (ose jo), Arbana na dha një mesazh për Ferma VIP 3!
Breaking News

”Kryeplaku që dua”, pa dashje (ose jo), Arbana na dha një mesazh për Ferma VIP 3!

26/02/2026
Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon?
Breaking News

Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon?

25/02/2026
“Asnjë baba nuk është perfekt”, Snoop Dogg del në krah të David Beckham mes krizës me Brooklyn!
Breaking News

“Asnjë baba nuk është perfekt”, Snoop Dogg del në krah të David Beckham mes krizës me Brooklyn!

25/02/2026
Next Post
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera