Në një sezon ku tensionet shpërthyen shpesh përpara kamerave, një foto e vetme mjaftoi për të ndryshuar narrativën. Benita Zena dhe Olsa Muhameti, pas përplasjeve të hapura që shoqëruan rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP Kosova”, janë shfaqur së bashku në një imazh të publikuar nga produksioni, duke sinjalizuar një armëpushim të papritur. Fotografia u shoqërua me mesazhin:
“Përgatitjet e finales vazhdojnë. Me shpejtësinë e Bugatti-t të sezonit.” Një frazë që, përtej marketingut, la të kuptohej se tensionet janë lënë pas për hir të momentit final.
Reagimet e mëparshme kishin qenë të forta. Pas eliminimit, Benita falënderoi publikun dhe produksionin, duke shkruar: “Falenderoj @bigbrothervipkosova që i mbajtët premtimet, ne kemi votat dhe faktet! Pa dyshim, kjo është çmenduri!”.
Ndërsa në një tjetër mesazh publik ajo i drejtohej Olsës:
“Olsa, kam shumë pyetje për ty, por tani po pres përgjigje vetëm për këtë 2 pyetje dhe i dua publikisht.
1. Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi? Pse nuk shkova, kur kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?
2. A është kjo arsyeja e vërtetë? Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?”. Një përballje direkte, që ndezi diskutime të shumta online.
Nga ana tjetër, Olsa Muhameti reagoi me një ton më të përmbajtur, duke falënderuar publikun dhe duke iu përgjigjur:
“Dolce, faleminderit për vlerësimin. I bekuar qoftë ai që e ka këtë vlerë.” Një mesazh që u interpretua si përpjekje për të ulur temperaturat në një moment kur rrjetet sociale ishin tashmë të polarizuara.









