Një mbrëmje që duhej të ishte lojë, u kthye në një duel verbal që preku kufijtë e intimitetit. Në një përplasje të drejtpërdrejtë me Selin, Rogerti e zhvendosi diskutimin në territorin më personal të mundshëm, duke deklaruar fillimisht: “Unë me gruan time bëj seks sa herë të dua”, përpara se ta sfidonte banoren me pyetjen: “Ti me kë bën seks?”, dhe më pas ta shtynte edhe më tej kufirin me: “Ti na thuaj me sa burra bën seks?”.
Në një format ku loja shpesh ngatërrohet me jetën private, replikat kalojnë shpesh çdo fantazi.
Greta: O njeri a je në terezi, ty duhet të të kthej përgjigje për këto tema?
Rogerti: Po apo jo?
Greta: Po nuk ka shanse të kthej unë përgjigje
Rogerti: Pse e sheh Selin? Rri pra urt dhe në terezinë tënde, mos i thuaj Juelës ku e fut dorën.
Greta: Është e turpshme, shih si qesh, injorante komplet.
Selin: Ti vdes për seks, na trego dhe ti për jetën tënde seksuale.
Rogerti: Unë me gruan time bëj seks sa herë të dua.
Selin: A të lumtë!
Rogerti: Ti me kë bën seks?
Selin: Përshëndesim gruan që Rogerti dha informacione kaq private. E vendos gruan në siklet duke dhënë informacione private.
Rogerti: Ti na thuaj me sa burra bën seks?
Selin: Me sa burra përnjëherësh? Do ta dish, të kthej përgjigje Juela.
Ky dialog nuk ishte thjesht një shkëmbim emocionesh, por një moment që rihapi diskutimin për kufijtë mes lojës, moralit dhe jetës private. Në prime-time, ku strategjia shpesh përzihet me provokimin, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndikojë lojën apo do të mbetet një nga ato skena momentale që do të kalojë pa u zhvilluar më tej!








