Marrëdhënia mes Brikenës dhe Juelës në shtëpinë e Big Brother duket se ka marrë një kthesë të fortë. Nga një raport miqësor, situata mes tyre është shndërruar në përplasje të hapur, ku së fundmi në qendër të debatit është vendosur edhe Mateo.
Brikena ka lënë të kuptohet se Juela mund të ketë pasur një pëlqim për banorin e ri, një pretendim që është mohuar menjëherë nga Juela. Kjo deklaratë ka ndezur diskutime mes banorëve dhe ka sjellë reagime të forta nga të tre palët.
Brikena: Juela është e lirë të rrijë me Mateon, nuk është se po më bën ndonjë gjë mua. Në fillim ka pasur mendime ndryshe, tani ka ndryshuar sjelljen. Pati shprehur se është shumë i pashëm dhe i kujton ish-të dashurin e vet.
Juela: Kur ka ardhur Mateo këtu më tha jam i shenjës Demi. I tregova që partneri im ka qenë i shenjës së Dashit, ju uroj një lojë sa më të këndshme me dashuri falso. Për Mateon nuk kam asnjë lloj interesi, as pëlqimi. Nuk kam pasur asnjëherë. Unë jam e plotësuar në jetën time dhe në lojë. Nuk kam asnjë lloj pëlqimi dhe nëse Brikena do të kërkojë një situatë të re me pasbesllikun e saj.
Brikena: Kur ka hyrë Mateo, Juela kalonte shumë kohë me të. I kam thënë kanë të gjithë të drejtën e botës të rrinë bashkë. Kur vjen Juela dhe i thotë gjithë fjalët e këqija për ta ulur, i them mos më bëj të flas sepse më ke folur shumë mirë për Mateon, më ke thënë që të kujton ish-të dashurin. Kam pasur rastin ta ul Juelën.
Mateo: Juela ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës. Në fillim më thoshte je djalë i mirë, pastaj më thoshte je i poshtër dhe servil i famës. Nuk e di pse ndryshoi 360 gradë.
Juela: Mateo është treguar mosmirënjohës me mua








