Pas shumë vitesh sfidash, emocionesh të forta dhe një lidhjeje të veçantë me publikun, Fifi po përgatitet të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj: koncertin e parë recital.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një video-mesazhi emocionues në rrjetet sociale. Ajo zbuloi se më 25 prill do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë për një mbrëmje që pritet të jetë shumë më tepër se një koncert i zakonshëm.
Në mesazhin e saj, Fifi la të kuptohet se pas këtij projekti qëndron një punë e gjatë dhe intensive, e realizuar me përkushtim së bashku me ekipin e saj, me qëllimin që çdo detaj të vijë sa më i plotë dhe autentik për publikun në skenë.








