Kur ka kaluar thuajse një dekadë, një komentues në faqen zyrtare të Adelina Ismailit në “Facebook” ka zbuluar se diva e skenës shqiptare, në vitet e pas luftës ka ndihmuar me shuma të konsiderueshme parash, familje në nevojë. Ja ç’shkruan ai: “Ju që komentoni, nuk e dini edhe një të mirë të madhe humane që ka bërë Adelina. 10.000 euro ka dhënë për një familje që kishte nevojë për ndihmë në kohën e pas luftës”. Me këtë gjest human, për të cilin ajo nuk ka folur kurrë, e me siguri numëron edhe të tjera, Adelina Ismaili i bashkohet listës së yjeve filantropë.