Babai i Selinës, Toni Bollati, dha një mesazh për babain e Rogertit gjatë një interviste në emisionin “Fan Club” në Top Channel.
Ai u shpreh se nuk e njeh Rogertin dhe se nuk kishte dëgjuar kurrë për të deri në momentin që ai u bë pjesë e BBV. Gjithashtu, Bollati hodhi poshtë akuzat se ndodhet në burg.
Sa i përket deklaratave të bëra ndaj vajzës së tij, ai i bëri thirrje babait të Rogertit që ta shohë situatën sipas ligjeve të Kanunit.
Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë. Me Rogertin se di a do më jepet mundësia për të folur, apo jo. Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë.”, tha ai.








