Durrësi përjetoi një mbrëmje të veçantë plot stil dhe elegancë, aty ku Marina Vjollca hapi dyert e dyqanit të ri të brandit italian Elisabetta Franchi. Pas suksesit në Tiranë, ky zgjerim shënon një tjetër hap të rëndësishëm për prezantimin e stilit italian në qytetin bregdetar.
Eventi i hapjes nuk ishte vetëm një ceremoni, por një festë e vërtetë mode. Eleganca, stili dhe moda u bashkuan për të krijuar një mbrëmje që të pranishmit e përjetuan si një spektakël të vërtetë.
Dyqani i ri, i konceptuar në dy kate, ofron një ambient modern dhe luksoz ku prezantohen koleksionet ekskluzive të EF. Hapësira është menduar për të krijuar një eksperiencë të veçantë, duke e kthyer këtë pikë në një destinacion të ri për adhuruesit e modës në Durrës.







Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte prezantimi në pasarelë i veshjeve nga koleksioni i ri i Elisabetta Franchi, të cilat u pritën me shumë entuziazëm nga të ftuarit.
Ajo që e plotësoi mbrëmjen ishte prania e vetë stilistes italiane Elisabetta Franchi, e cila ndoqi nga afër çdo detaj të organizimit. Ajo falënderoi personalisht Marinën për përkushtimin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar organizimin dhe energjinë që solli kjo hapje.
Mes të ftuarve kishte edhe shumë figura të njohura të ekranit dhe biznesit, por edhe ish-banorë të Big Brother Kosova, si Londrimi, Klodi, Elijona, Dolce, Alba.
Hapja e dyqanit të ri të Elisabetta Franchi në Durrës përfaqëson një tjetër sukses për Marina Vjollcën dhe po, ëndrra vazhdon…








