Në një rrëfim që ka ndezur debat dhe ka rikthyer vëmendjen te dinamika e ashpër e reality show-ve, Artan Kola ka zgjedhur të flasë pa filtra për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania 5”, duke ngritur akuza të forta dhe duke ekspozuar një realitet që, sipas tij, nuk shihet gjithmonë nga publiku. Dalja e tij nga loja nuk shënoi fundin e historisë, por fillimin e një narrative më të thellë, ku emocionet, tensionet dhe marrëdhëniet personale dalin në pah me një intensitet të papritur.
I ftuar në “Ftesë në 5”, ai rrëfen jo vetëm për lojën, por edhe për pasojat që ajo la në jetën e tij private. “Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother, ajo nga ana tjetër”, deklaron ai, duke lënë të kuptohet se eksperienca nuk ishte thjesht personale, por preku drejtpërdrejt edhe familjen e tij. Një dimension i rrallë i këtij formati, ku loja nuk mbetet brenda mureve të shtëpisë, por depërton në jetën reale të atyre që qëndrojnë jashtë.
Në një tjetër moment të fortë, Kola rrëfen edhe biseda të bëra me bashkëshorten para hyrjes së tij në shtëpinë e famshme, si paralajmërime të situatava të ndryshme të papritura që mund të krijohen gjatë qëndrimit të tij në lojë. “I thashë para se të futesha, që mund të dalin edhe pislliqe. P.sh. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz”, duke sugjeruar se narrativa brenda shtëpisë shpesh ndërtohet mbi perceptime dhe jo gjithmonë mbi të vërtetën e plotë.
Por ndoshta deklarata që sintetizon më qartë gjithë përvojën e tij është ajo që vjen si një reflektim i hidhur:
“E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën”. Një fjali që shkon përtej një loje televizive dhe prek temën se sa vlen sinqeriteti në një lojë ku strategjia shpesh fiton mbi autenticitetin?







