Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Thyen historinë e kishës: Sarah Mullally, gruaja që mori fronin më të fuqishëm shpirtëror në Angli 28/03/2026
Saga e videos intime vazhdon ende, Kim Kardashian ka paguar 6 milionë euro për heshtje? 28/03/2026
“Ziheshim, por shkonim shumë”, Soni flet për ish-bashkëshortin! 28/03/2026
Nga hitet në Hollywood, Dua Lipa me një rol “sekret” në projektin e njohur kinematografik! 28/03/2026
Nga Hollivudi në Spanjë, Antonio Banderas: U përballa me vdekjen, ndryshova jetën! 28/03/2026
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking News

“Jam mbi dysheme”, momenti kur Rosalía ndërpret koncertin në një natë që nuk do harrohet!

28/03/2026
në Breaking News
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jam mbi dysheme”, momenti kur Rosalía ndërpret koncertin në një natë që nuk do harrohet!

Një skenë që duhej të ishte festë u kthye në një moment alarmi. Rosalía, një nga artistet më të mëdha të momentit global, u detyrua të ndërpresë koncertin e saj në Milano, duke lënë publikun mes duartrokitjesh dhe shqetësimit. Fituesja e Grammy, që vetëm pak ditë më parë ishte vlerësuar si artistja më e mirë ndërkombëtare në Brit Awards, u shfaq në një tjetër dimension, atë njerëzor, të brishtë.





 

Mes përpjekjeve për të vazhduar performancën, ajo iu drejtua publikut me një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe të dhimbshëm: “Jam përpjekur të vazhdoj këtë shfaqje. Që nga fillimi kam qenë e sëmurë. Kam pasur helmim të madh nga ushqimi. Jam përpjekur ta përfundoj deri në fund, por ndihem shumë keq. Po vjell aty. Dua të jap shfaqjen më të mirë, por jam mbi dysheme”. Fjalë që për pak sekonda e zhveshën nga çdo status superstar-i dhe e kthyen në një artiste që lufton për të qëndruar në këmbë për publikun e saj.


 

Pas disa përpjekjeve për të vazhduar, Rosalía zgjodhi të largohej nga skena, duke i dhënë fund një nate që nuk shkoi sipas planit. Një puthje për fansat dhe dora mbi bark, një gjest i vogël, por i mbushur me kuptim, shënuan fundin e një performance që mbeti pezull mes profesionalizmit dhe limitit njerëzor.

 

Dhe ndoshta pikërisht aty qëndron forca e këtij momenti, jo te koncerti që nuk u mbyll, por te transparenca e një artisteje që nuk fshehu dhimbjen. Sepse edhe në kulmin e suksesit global, trupi vendos kufijtë, dhe ndonjëherë, skena ndalet për të kujtuar se edhe yjet kanë limite.

 

NGA KATEGORITE E TJERA

Thyen historinë e kishës: Sarah Mullally, gruaja që mori fronin më të fuqishëm shpirtëror në Angli
Breaking News

Thyen historinë e kishës: Sarah Mullally, gruaja që mori fronin më të fuqishëm shpirtëror në Angli

28/03/2026
Saga e videos intime vazhdon ende, Kim Kardashian ka paguar 6 milionë euro për heshtje?
Breaking News

Saga e videos intime vazhdon ende, Kim Kardashian ka paguar 6 milionë euro për heshtje?

28/03/2026
Rikthim pas 10 vjetësh, ja ku do ta shohim Soni Malajn!
Breaking News

“Ziheshim, por shkonim shumë”, Soni flet për ish-bashkëshortin!

28/03/2026
Nga hitet në Hollywood, Dua Lipa me një rol “sekret” në projektin e njohur kinematografik!
Breaking News

Nga hitet në Hollywood, Dua Lipa me një rol “sekret” në projektin e njohur kinematografik!

28/03/2026
Nga Hollivudi në Spanjë, Antonio Banderas: U përballa me vdekjen, ndryshova jetën!
Breaking News

Nga Hollivudi në Spanjë, Antonio Banderas: U përballa me vdekjen, ndryshova jetën!

28/03/2026
Selin “thyen” rregullat pasi sheh Gimbon me pranga në duar në Big Brother Vip Albania!
Breaking News

Selin “thyen” rregullat pasi sheh Gimbon me pranga në duar në Big Brother Vip Albania!

28/03/2026
Para
200 mijë euro për një ëndërr: “Ferma VIP 3” ndez lojën që në start!

200 mijë euro për një ëndërr: “Ferma VIP 3” ndez lojën që në start!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera