Një moment sa i papritur aq edhe komik ka ndodhur së fundmi në spektaklin “Ferma VIP”, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta mes banorëve.
Protagoniste e kësaj situate të pazakontë është bërë Sara Karaj, e cila e ka ndarë ngjarjen me hyrjen më të re në fermë, balerinin Ilir Shaqiri. Gjatë një bisede mes tyre, Sara ka rrëfyer me detaje sesi një moment i zakonshëm u kthye papritur në një incident të sikletshëm.
Sipas saj, gjithçka ndodhi teksa po ushqente një nga lopët me bar. Në çastin kur kafsha po i lëpinte dorën për të marrë ushqimin, ajo ka gëlltitur pa dashje edhe unazën që Sara mbante në gisht, duke e lënë këtë të fundit të habitur.
Megjithëse situata ishte e pazakontë, Sara e ka marrë me sportivitet dhe humor. Në bisedë me Ilirin, ajo bëri edhe një koment që shkaktoi të qeshura te banorët:
“Duhet të presim tani ta nxjerrë lopa unazën… tani secili të kontrollojë bajgën,” u shpreh ajo duke qeshur.
Tani mbetet për t’u parë nëse unaza do të rikthehet sërish te Sara, apo nëse ky episod do të mbetet thjesht një histori gazmore nga eksperienca e saj në “Ferma VIP”.







