Rreth orës 22:00 sipas kohës sonë lokale, në “Union Square” të qytetit më të madh amerikan janë dëgjuar të shtëna në koncertin e reperit amerikan T.I. Një person (36), identiteti i të cilit nuk u bë i ditur u vra gjatë sulmit, ndërsa një 34-vjeçar është në gjendje kritike, kurse një burrë (33) u plagos në stomak dhe një grua (26) u qëllua në këmbë, ka njoftuar policia e shtetit të New Yorkut.