Pink është ndjerë në siklet ditën e hënë pasi është surprizuar nga një përqafim i Johnny Depp. 36-vjeçarja ka qënë e ftuar në programin e Jimmy Kimmel ku ka zbuluar aktorin e saj të preferuar, i cili ishte Johhny Deep. Depp ka ardhur në studio për të përshëndetur këngëtaren e cila u skuq në fytyrë për shkak të emocioneve. Pasi ka marrë një përqafim nga aktori 52-vjeçar, Jimmy i ka thënë Depp t’i jepte një puthje Pink por ajo ka reaguar menjëherë duke thënë: “Jo, jam mirë. Jam skuqur e gjitha. Kjo është e tmerrshme. Eshtë dita më e keqe e jetës sime”.