Amber Heard , bashkëshortja e aktorit Johnny Deep ka nisur betejën ligjore me yllin e Hollywood-it. Çifti u martua në shkurt të vitit 2015 dhe vetëm pas 15 muajsh gruaja kërkon ndarjen me motivacionin “mospërputhje të papajtueshme”.
Aktorja 30 vjeçar kërkon një shpërblim financiar nga Deep, duke qënë se ata nuk kanë firmosur një kontratë paramartesore. Një kërkesë e tillë ka revoltuar aktorin i cili u ka kërkuar gjyqtarëve të kundërshtojnë këtë kërkesë. Heard dhe Deep janë njihur gjatë xhirimeve të filmit “Ditari i Rumit”, ndërkohë që Deep ishte i martuar me Vannesa Paradise, me të cilën ka edhe dy fëmijë.