Çdo vit e më shumë, femrat amerikane, janë duke shpenzuar miliona dollarë në zmadhimin apo ngritjen e gjoksit, një element i rëndësishëm në trupin e një femre. Por shkencëtarët thonë, se tërheqja jonë pas gjoksit është e lidhur ngushtë me instiktin tonë të mbijetesës. Masa e gjoksit të një femre është shpesh tregues i moshës dhe fertilitetit të saj. Kjo është arsyeja, për të cilën në mënyrë të pavetëdijshme, meshkujt tërhiqen nga gjoksi, nënvizojnë shkencëtarët. Duket se kjo tendencë, është prezente gjithmonë e më shumë edhe në Shqipëri, siç na tregojnë në klinikën Keit, ku realizohen një numër i madh ndërhyrjesh për zmadhimin e gjoksit. Larry Young dhe Brian Alexander, autorë të librit “The Chemistry Between Us: Love, Sex, and the Science of Attraction”, pohojnë se njerëzit janë të vetmit gjitarë, të cilët gjatë aktit seksual, prekin apo stimulojnë gjoksin. Por këta studiues pohojnë se preferencat e meshkujve për madhësinë e gjoksit të një femre, tregojnë tipare të personalitetit të tyre. Këta studiues tregojnë se meshkujt e uritur, psh janë ata që kanë preferenca për një gjoks të madh, sepse nënvetëdija e tyre e sheh si një burim i bollshëm. Nga ana tjetër, meshkujt më seksi duket se preferojnë femrat me gjoks të madh, të paktën sipas një studimi të kryer 3 vjet më parë në Britaninë e Madhe. Këta meshkuj, që konsideroheshin seksi nga femrat, preferonin gjoksin e madh, sepse e shihnin si tipar tradicional të feminilitetit. Gjithashtu studimi tregoi, se edhe meshkujt që kanë dëshirën të bëhen baballarë si dhe meshkujt e pavarur preferojnë femrat me gjoks të madh. Po kush e preferon gjoksin e vogël? Studimi tregoi se meshkujt me një stabilitet financiar preferonin kryesisht gjoksin e vogël, ndonëse edhe nga ky rregull ka përjashtime./opinion.al