Një ndër këngëtaret më të sukseshme të momentit, Kida, ka pranuar se asnjëherë nuk ka qënë në një lidhje. Këtë muaj ajo së bashku me shokët e shoqet e saj festoi mbrëmjen e maturës, pasi mbylli studimet e shkollës së mesme. “Nuk kam qenë asnjëherë në një lidhje”, ka thënë ajo duke qeshur në emisionin NIN në Klan Kosova, “Jam shumë e re, kam kohë”. Ajo ka treguar se për shkak të muzikës, koncerteve dhe produksioneve të reja, i është dashur që gjithë kohën që i mbetej, ta shfrytëzonte për shkollën./opinion.al