Ata kanë qenë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it botëror të cilët rrëmbyen zemrat e fansave që në ditën e parë të lidhjes. Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik shpesh publikonin foto nga jeta e tyre private duke mos nguruar aspak ta shprehnin hapur dashurinë e tyre. Por kaq e patën?! Mediat britanike kanë shkruar se burime të afërta të çiftit kanë treguar se mes tyre gjërat kanë filluar të mos shkojnë edhe aq ‘vaj’ pasi axhenda e ngjeshur e të dyve i ka bërë ata të mos kenë kohë për t’iu përkushtuar lidhjes. “Zayin e do shumë Gigin dhe është shumë i pasionuar pas saj, por për momentin ata po kalojnë një krizë në çift por ndoshta shumë shpejt do t’i shohim sërish të lumtur”, është shprehur burimi i afërt i çiftit. /radioone/