Rrit nivelin e presionit në gjak dhe profilin meatbolistik, e nuk është as medikament. Bëhet fjalë për kakaon, që tanimë po përdoret edhe si stimulant. Flitet se kakao e thithur përmes hundës stimulon trurin dhe garanton tonelata me energji edhe kur je i lodhur, por nuk klasifikohet si drogë. Përdorimi i këtij produkti në këtë formë po rritet çdo ditë e më shumë nëpër clubet e kryeqyteteve europiane. Ajo po zëvendëson substancat narkotike dhe alkolin.