Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të pathënat e divorcit të Soni Malajt: Me Mirkon u ndamë se mbaroi dashuria

13/10/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Këngëtarja Soni Malaj ka vendosur të flasë sot rreth divorcit të saj. E pakënaqur me titujt e këtyre ditëve që jepnin arsye të ndryshme për mbarimin e martesës së saj me balerinin italian Mirko Luçarelli, Soni zgjodhi të sqarojë gjtihçka vetë. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Instagram, artistja shqiptare tregon se midis saj dhe ish- bashkëshortit ka mbaruar dashuria. Më tej Soni tregon se ata kanë rëndë dakord të dy për këtë ndarje, dhe po kështu do të vazhdojnë të dy të kujdesen për të bijën Anna. “Kam qenë shumë e vogël kur ëndërroja të ngjitesha në skenë dhe falë familjes sime, të cilët kanë qenë gjithmonë aty për mua, në çdo sfidë që më ka servirur jeta, besoj që në një farë mënyre ja kam dalë. Gjithsesi vite më parë unë mora një vendim shumë të rëndësishëm për jetë dhe karrierën time. Në kohën kur këngët e mia mbanin vendet e para në tv, radio, festivale, diskoteka, unë vendosa të heq dorë nga ëndrra ime më e madhe dhe këtë e bëra me koshiencë të plotë. Doja të krijoja një familje timen. Një shprehje thotë “Nesë bën punën që ke dashur gjithmonë, atherë do të duket që nuk ke punuar kurrë”. Gjithsesi dashuria më bindi të hiqja dorë e t’i përkushtohesha familjes sime dhe vajzës që pak pak kohe do të sillja në jetë. Gjëja për të cilën jam krenare dhe do ta mbroj me fanatizëmgjithmonë, është familja ime. Kohët e fundit shikoj që jam bërë kryefjala e të gjitha gazetave. Diskutohet ndarja ime nga bashkëshorti. Deri këtu është gjithçka në rregull. Më tej lexoj “Ndahet Soni për të vazhduar karrierën”! Kjo më duket e tepërt! Nuk mendojnë këto pseudogazetarë, që ne kemi një vajzë e cila do të rritet nesër e do të lexojë këto arsye absurde për nënën e saj?! Ju gazetarë të “nderuar” vetëm emrin më dini, por asnjëherë nuk  e dini arsyen e këtij divorci. Ju siguroj si unë ashtu edhe bashkëshorti im, që jemi njerëz qytetarë,  që e kemi marrë bashkë këtë vendim. Nuk duhet të ketë patjetër një element gazetaresk që të ndahet një çift. Dashurinë nuk e mbajmë dot me zor në zemër. Dashuria ndonjëherë nuk mjafton. Ndaj gjithë dashurinë që ne kishim për njëri-tjetrin, ia japim Annës. Jemi të vendosur që rrugëtimin e rritjes së Annës do ta bëjmë të dy, pa kushte. Thjesht se ne jemi të rritur e të vaksinuar dhe kur mbaron një dashuri është e kotë të kërkosh arsye. Mos më thoni që nuk e dinit këtë. Ne do të jemi gjithmonë aty për Annën”, shkruar këngëtarja. Ajo gjithashtu nuk ka harruar të falenderojë gazetarët që nuk e kanë publikuar këtë lajm.






Tags: deklaratadivorcmirko luccarellindarejSoni Malaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post

Rihana: Kam frikë të lind fëmijë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera