Një 55 vjeçar në Kinë lindi me njërin sy të verbër, ndërsa shikimin tek syri tjetër e humbi pas shumë vitesh. Shoku i tij ka humbur të dy krahët që tre vjeç, pasi ra në kontakt me korrentin. Bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin, ata kanë që në vitin 2002 që mbjellin pemë në një terren moçalor të fshatit të tyre. Deri tani kanë mbjellë plot 10 mijë pemë. Ata ecin çdo ditë në këmbë, me mjete të thjeshta pune në duar, dhe punojnë me orë të tëra për të mbjellë sa më shumë të munden, që prej 14 vjetësh.